Vijëzohen vendkalimet e këmbësorëve pranë shkollave, Veliaj: Më shumë siguri për kalimtarët dhe nxënësit

Vijëzohen vendkalimet e këmbësorëve pranë shkollave, Veliaj: Më shumë siguri për kalimtarët dhe nxënësit. Edhe pranë shkollës “Misto Mame” në kryeqytet përfundoi vijëzimi i vendkalimit të këmbësorëve.

Në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës po punon për të siguruar më shumë siguri pranë shkollave. “Edhe pranë shkollës “Misto Mame”, përfundoi vijëzimi i vendkalimit të këmbësorëve!

Teksa presim nisjen e sezonit të ri shkollor, po punojmë për të siguruar më shumë siguri në rrugë për çdo kalimtar, e veçanërisht për nxënësit”, shkruan Veliaj. Ekipi i Mirëmbajtjes së Sinjalistikës punoi për vijëzimin e vendkalimit të këmbësorëve edhe te Shkolla e Kuqe, shkolla“Gjon Buzuku” dhe shkolla “Fan Noli”.

Ndërkaq krahas pubimeve për ndërtimin e shkollave të reja, janë bërë dhe ndërhyrjet në shkollat ekzistuese në mënyrë që gjithçka të jetë gati këtë shtator për të pritur nxënësit për vitin e ri arsimor.

Arena e Lajmit


Vijëzohen vendkalimet e këmbësorëve pranë shkollave, Veliaj: Më shumë siguri për kalimtarët dhe nxënësit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook