‘Le Figaro’ artikull për rivierën shqiptare, Rama ndan shkrimin në rrjetet sociale: Në syrin e një prej mediave më elitare franceze

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një shkrim të medias franceze ‘Le Figaro’, e cila i kushton artikull rivierës shqiptare.

“Në syrin e një prej mediave më elitare franceze siç është “Le Figaro” Shqipëria është pa diskutim destinacioni i kësaj vere, duke iu servirur lexuesve një qëmtim. Të kujdesshëm të destinacioneve që përfshin shumëçka, dhe jo veç për pushimet verore, por me zonat e mbrojtura dhe sitet kulturore ofron zgjatjen e sezonit përtej verës, në një turizëm gjithëvjetor i cili është kthyer në realitet të prekshëm nga kushdo”, shkruan Rama

Në shkrimin e ‘Le Figaro’ thuhet ndër të tjera se  “vendi i Shqiponjave rishfaqet pa e humbur shpirtin”.

“Nga mbetjet e lashta të qyteteve mijëravjeçare e deri te hapësirat e ruajtura natyrore, Shqipëria është një vendi ideal për pushime të qeta.  Gërshetimi i arkitekturës italiane me atë komuniste ku nuk duhen lënë pa vizituar sheshi Skënderbej, xhamia e Namazgjasë apo Kulla e Sahatit. Më pas një udhëtim drejt Beratit që konsiderohet një mrekulli e trashëgimisë osmane, qyteti i 1 mijë dritareve i listuar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pas tij, sugjerohet qyteti i gurtë i Gjirokastrës me kështjellën e saj mesjetare. Gazetarja sugjeron muzetë dhe vizitën në pazarin karakteristik por edhe thekson se është vendlindja e shkrimtarit të shquar Ismail Kadaresë, por edhe e diktatorit Enver Hoxha.

Në fund Saranda një vendpushim fantastik në Rivierën Shqiptare. Por “Le Figaro” sugjeron edhe një tjetër itinerar për lexuesit e saj. Nga Tirana drejt Pogradecit për të shijuar Linin dhe ujërat e liqenit të Ohrit. Më pas Rehova në Kolonjë për të dalë tek ujërat termale të Bënjës në Përmet. Udhëtimi mund të vijojë drejt Llogarasë dhe për të vijuar në bregdetin e Vlorës. Ajo që nuk mungon asnjëherë përveç ushqimeve tradicionale si byreku e rakia, është mikëpritja e pakursyer e shqiptarëve”, thuhet në artikull.

Arena e Lajmit


‘Le Figaro’ artikull për rivierën shqiptare, Rama ndan shkrimin në rrjetet sociale: Në syrin e një prej mediave më elitare franceze

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook