Nga Saranda në Durrës, bllokohen 11 mjete lundruese, gjobiten drejtuesit e tyre

Policia e Shtetit/Bllokohen 11 mjete të tjera lundruese, nga Saranda në Durrës si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, gjatë fundjavës.

✅8 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e qarkut Vlorë, ndërsa 3 mjete lundruese janë bllokur nga Policia Kufitare e qarkut Durrës.

✅Mjetet e bllokuara: 7 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf dhe 1 varkë.

-Në Vlorë është bllokuar 1 mjet lundrues Jet Ski dhe drejtuesi i tij është ndëshkuar me masat administrative 100 000 lekë dhe 10 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentacioni në bord.

-Në Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Ksamil, Sarandë, Durrës dhe Spille, janë bllokuar 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf dhe 1 varkë. Secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni në bord.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Arena e Lajmit


Nga Saranda në Durrës, bllokohen 11 mjete lundruese, gjobiten drejtuesit e tyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook