Përplasi këmbësorin në Durrës, 50-vjeçari ndërroi jetë në spital, arrestohet 19-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 19-vjeçarin E.Z., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17. I riu përplasi për vdekje 50-vjeçarin I.D., i cili humbi jetën në spital.

NJOFTIMI:

Aksidentoi një këmbësor, me pasojë vdekjen, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Rreth mesnatës, në lagjen nr. 17, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari, ka përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

()

Arena e Lajmit


Përplasi këmbësorin në Durrës, 50-vjeçari ndërroi jetë në spital, arrestohet 19-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook