Bayern Mynih dhe Manchester United po shqyrtojnë me shpejtësi mundësinë e shkëmbimit të dy lojtarëve. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, skuadra bavareze ka kohë që ka nisur bisedimet me “djajtë e kuq” për të marrë mesfushorin skocez Scott McTominay.
26-vjeçari skocez nuk është pjesë e projektit që ka trajneri Erik ten Hag, ndaj ai mund të transferohet te kampionët gjermanë. Edhe trajneri Thomas Tuchel ka shprehur pëlqimin e tij për këtë transferim, që pritet të mbyllet brenda kësaj jave.
Ndërkohë, në kahun tjetër pritet të udhëtojë mesfushori 21-vjeçar holandez Ryan Gravenberch. Ai nuk gjen hapësira te skuadra e Bayern, ndaj është gati të transferohet te Manchester United. Për të është interesuar edhe Liverpool, që prej kohësh synon të sjellë talentin holandez në Premier League.
()