E kryer, Romelu Lukaku fluturon në Romë për të veshur fanellën verdhekuqe. Më në fund, pas afro 4 ditësh negociatash të pandërprera, Chelsea u dorëzua duke pranuar ofertën e Tiago Pintos: 5 milionë euro, plus bonuse për huazimin. Sulmuesi belg do të përfitojë në Romë 7,5 milionë euro, një skonto e ndjeshme në raport me atë që përfitonte ne Londër, 11,3 milionë euro. Lukaku do të firmos një kontratë 1-vjeçare.
Në këtë mënyrë, Jose Mourinho do të këtë në dispozicion sulmuesin që kërkonte, me shpresën që Lukaku të përshtatet shpejt pasi koha në dispozicion nuk premton, që këtë fundjave do të përballen me Milanin. Lukaku do të zbarkojë në Romë me një avion privat të drejtuar nga vetë presidenti i Romës, Friedklin.
()