Në moshën 32-vjeçare, Eden Hazard po mendon largimin nga futbolli i luajtur. Ky lajm po bën xhiron në mediat evropiane, mbi të gjitha në Angli, ku Daily Mail shpjegon se pavarësisht përpjekjeve të agjentit të tij për t’i ndryshuar mendim, Hazard duket më i vendosur se kurrë. Ky vendim i fantazistit belg vjen pasi mbylli kontratën e tij me Real Madrid, një aventurë e gjitha për t’u harruar, ku më shumë qëndroi në infermieri: 76 ndeshje dhe 7 gola të shënuar.
Pavarësisht formës së tij jo të mirë, ofertat për Hazard nuk kanë munguar, ka pasur oferta konkrete nga Arabia Saudite dhe nga disa klube franceze, por të gjitha janë refuzuar, pasi Hazard është i bindur se e ka mbyllur me futbollin.
()