Harry Maguire ishte vetëm një hap larg divorcit me Manchester United. Mbrojtësi i njohur ka njohur rënie në formën e tij gjatë viteve të fundit, ku gafat në prapavijë nuk kanë munguar, çka detyroi klubin e “Djajve të Kuq” ta nxirrte në merkato.
Gjithsesi, mbrojtësi nuk do të largohet. Manchester United ka ndryshuar mendim dhe ka tërhequr nga merkato lojtarin pasi deri në fund të dritares së transferimeve kanë mbetur vetëm pak ditë dhe në rast shitje-je, gjetja e një pasuesi në pak orë do të ishte një mision i vështirë.
Në garë për shërbimet e Maguire ishte West Ham, me këta të fundit që treguan gatishmërinë e tyre për të plotësuar tekat ekonomike të anglezit dhe klubit. 30-vjeçari luajti 16 ndeshje në sezonin e kaluar!
()