Napoli ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e lojtarit danez Jesper Lindstrom në formë huazimi me detyrim blerje nga Eintracht Frankfurt.
Sipas akordit, kampionët e Italisë do të paguajnë 5 milionë euro për sezonin e parë, ndërsa gjithashtu angazhohen për të blerë 23-vjeçarin plotësisht për 20 milionë euro, përfshirë bonuset në një datë të mëvonshme. Ish-klubi i mesfoshorit Lindstrom, Brondby, do të marrë gjithashtu 15% të pagesës.
Lindstrom ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Napolin, marrëveshje e cila zgjat deri në verën e vitit 2028. Sa i takon shifrave të sakta, futbollisti do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon.
Lindstrom gjithashtu ka bërë 10 paraqitje për Danimarkën që nga viti 2020, duke regjistruar golin e tij të parë ndërkombëtar në një miqësore kundër Serbisë në 2022.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi dhe mezi pres t’ju shoh në stadium” – tha ai pas firmës.
✍️ Jesper Lindstrøm è un calciatore azzurro!
💙 #anew3ra#FromNapoliToTheWorld https://t.co/dryAAKZyCZ
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) August 29, 2023
()