Situata me zjarret, ministri Peleshi: Shmangëm rrezikun, por mund të kemi emergjenca nga reshjet. Qytetarët të bashkëpunojnë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka dhënë detaje lidhur me situatën e zjarreve. Ministri Peleshi tha se janë shmangur zjarret në pemëtari, ndërsa shtoi se në 24 orët e fundit ka pasur disa vatra aktive, por jo kritike,.

Peleshi tha se janë shmangur zjarret në pemëtari, ndërsa shtoi se në 24 orët e fundit ka pasur disa vatra aktive, por jo kritike. Po ashtu u ndal edhe tek situata e përmbytje duke bërë thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë dhe në rast të çdo emergjence të komunikojnë.

“Kemi shmangur zjarret në pemëtari. Në 24 orë ka pasur disa vatra aktive, në Fier e Vlorë. Por gjithashtu zjarr kritik ka qenë zjarri mbi Porto Palermo, pranë Qeparoit që u menaxhua në një kohë të shpejt. Një zjarr tjetër delikat, ishte ai afër Kishës së Laçit. Por tashme kemi patur reshje në veri, dhe mund të ketë dalje nga shtrati të ndonjë përroi, apo përmbytje. I bëj thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për çdo situatë emergjence, dhe më pas bashkive që të jenë të gatshëm”, tha Peleshi.

()

Arena e Lajmit


Situata me zjarret, ministri Peleshi: Shmangëm rrezikun, por mund të kemi emergjenca nga reshjet. Qytetarët të bashkëpunojnë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook