Vëllai i Klajdi Bitrit që u vra në Itali nga një shtetas algjerian pas një sherri mes tyre, ka folur për mediat italiane.
Ai ka rrëfyer ngjarjen e rëndë teksa ka thënë se pa vëllain të vritej në sytë e tij.
Vëllai i 23-vjeçarit shqiptar kërkon që trupi të kthehet në Shqipëri, ku jetojnë edhe prindërit e tyre.
Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, 27-vjeçari nga Algjeria është arrestuar dhe ndodhet në burg, me akuzën vrasje me dashje.
“Prindërit tanë ende jetojnë atje. Ai ishte edhe baba për mua, bëri gjithçka për të më ndihmuar të kisha një jetë më të mirë. Dje isha me të, ai pa Danilon, një mik italian, duke u rrahur dhe tentoi ta mbronte duke i thënë atentatorit të ndalonte. Dukej se ishte qetësuar, por në vend të kësaj shkoi të merrte shtizën. I bërtita të ikte, por e goditi qëllimisht”, rrëfen vëllai i 23-vjeçarit.
Sakaq 23-vjeçari punonte në port në Ankona ku edhe jetonte.
Gjithashtu ai ka treguar se ishin në makina të ndryshme, kur ndodhi sherri dhe e panë ngjarjen e rëndë,.
“Ne duam drejtësi, do të organizojmë një demonstratë! E pashë vëllain të vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse. E pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur”, rrëfen ai.