Një tragjedi e pabesueshme ka ndodhur në kampionatin e garave me makina në Brazil mes dy pilotëve që kanë humbur jetën pas një përplasjeje në pistë.
Në aksident u përfshinë 42-vjeçari Andre Verissimo Cardoso dhe 38-vjeçarin Erico Verissimo da Ros dhe ngjarja ndodhi gjatë raundit të parë të gares GP 1000.
I pari humbi kontrollin e makinës së tij në një qoshe dhe rrëshqiti duke e gjetur veten të ekspozuar në mes të pistës me mjetet e tjera që i dalin përballë.
Two pilots from Moto 1000 GP die in a serious accident during a race in Cascavel, PR, Brazil pic.twitter.com/pbcGLCP8OY
— snowhound86 (@snowhound86) August 28, 2023
Të gjithë drejtuesit e mjeteve ia dolën ta shmangnin, përveç të dytit, që përplaset dhunshëm ndaj tij. Sigurisht, gara u ndërpre menjëherë dhe të dy drejtuesit u dërguan me urgjencë në spital. Mirëpo, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, pas një kohe ata humbën jetën.
()