I konsideruar si “Zoti i drogës”, kush është Alket Hatija që u arrestua sot për llogari të Italisë, pse nuk i njeh vitet e burgut në Shqipëri

Alket Hatija, një eksponent i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, është arrestuar sot në Durrës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. 50-vjeçari, i njohur ndryshe edhe si ‘Zoti i drogës’, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi gjykata e Apelit e kishte dënuar atë me 20 vite burgim.

Hatija ka vuajtur 16 vite burg në Shqipëri për trafik droge, por nuk i njihen në Itali, pasi nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve.

Në qershor të vitit 2021, Hatija në një intervistë për News24, e ka quajtur vendimin e autoriteteve italiane si ekstrem, pasi ka shlyer 16 vite burg në Shqipëri. “Për mua ka qenë një vendim ekstrem. Nuk e prisja kurrë një gjë të tillë. Jam dënuar 16 vjet. Dënimin e kam kryer, nuk mund të dënohem dy herë për të njëjtën çështje”, ka thënë ai për News24.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “International”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

I dënuar me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në një hotel në Durrës, me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen dhe arrestimin e shtetasve në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, nga strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “International”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë këtij operacioni, është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, shtetasi:

Alket Hatija, 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar atë, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Shtetasi Alket Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë, për trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë periudhës 2003-2004, ky shtetas ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. 50-vjeçari ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast).

Arena e Lajmit


I konsideruar si “Zoti i drogës”, kush është Alket Hatija që u arrestua sot për llogari të Italisë, pse nuk i njeh vitet e burgut në Shqipëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook