Një lajm i mirë për Massimiliano Allegrin dhe Juventusin në kuadër të ndeshjes së radhës, me bardhezinjtë që do të luajnë në Castellani kundër Empolit mbrëmjen e së dielës.
Në fakt, mundësitë për një rikthim të Wojciech Szczesny mes shtyllave po rriten, me portierin polak që punoi ndaras edhe sot. Siç raporton Sky Sport, portieri ka bërë një punë, por nga nesër do të rikthehet në grup dhe synimi është të jetë në dispozicion të skuadrës të dielën.
“Gardiani” i njohur nuk luajti ndaj Bolognas para pak ditësh për asnjë minutë, për shkak dëmtimi. 33-vjeçari luajti 28 ndeshje në edicionin e kaluar.
()