Operacioni “Metamorfoza”/ SPAK nis hetimin pasuror për të arrestuarit, kërkon informacione nga…

Prokuroria e Posaçme nis hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”.

Mes personave ndaj të cilëve po bëhet hetim pasuror janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-shefi i krimeve Ardrit Hasanbegaj, Astmer Bilali, etj.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkaNWeb” se SPAK ka kërkuar informacione nga bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera shtetërore. Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme.

Ndërkohë, të enjten në orën 10 vendoset nga gjyqtarja e Apelit Saida Dollani për masat e sigurisë.

Arena e Lajmit


Operacioni “Metamorfoza”/ SPAK nis hetimin pasuror për të arrestuarit, kërkon informacione nga…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook