Përplasi me motor një të moshuar, arrestohet autori në Pogradec

Arrestohet drejtuesi i motorit, i cili dje përplasi një të moshuar në Pogradec.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.K., 46-vjeç. Sakaq mësohet se i plagosuri, 71 vjeç, ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin në kërkim A. H., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 26.08.2023, në lagjen nr. 17, Korçë, ky shtetas ka vjedhur një televizor dhe disa orendi shtëpiake në një ambient në pronësi të një 44-vjeçareje.

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshatin Buçimas, Pogradec, duke drejtuar motomjetin u përplas me biçikletën me drejtues S. B., 71 vjeç, banues në fshatin Buçimas, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 34 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe vëllait të tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 31 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, të dy banues në fshatin Çipan, Devoll, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur një sasi prodhimesh bujqësore, në parcelën e një 61-vjeçari. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Ç., gjetën sasinë e prodhimeve bujqësore, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. X., 48 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 35-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. O., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi në fshatin Rëmenj, Pogradec, dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 49-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur gjatë kontrollit fizik, një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 29.08.2023, në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur një shtetase e mitur 16-vjeçare, banuese në fshatin Hudënisht, Pogradec, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa nëna e saj, shtetasja J. H., 36 vjeçe, banuese në Hudënisht. Policia po punon për gjetjen e saj.

Arena e Lajmit


Përplasi me motor një të moshuar, arrestohet autori në Pogradec

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook