Sarah Berisha është një blogere e njohur, shumë e dashur për publikun. Bukuroshja sjell gjithnjë trende sa i përket veshjeve dhe di të guxojë me stil. Sugjerimet dhe këshillat e saj shpeshherë merren parasysh, teksa në disa raste mund të ngrenë debat.
Pasi sezoni i koncerteve ka përfunduar shumë prej VIP-ave kanë nisur pushimet verore. E ndër ta edhe Sarah dhe partneri i saj, Dj Pm. Çifti ka vendosur të na tregojë destinacionin që kanë zgjedhur për të kaluar disa ditë relax. Me anë të disa postimve Sarah dhe Dj Pm kanë treguar se ndodhen në Greqi.