Tensionet me Athinën pas arrestimit të Belerit, a do të kenë ndikim për përcaktimin e kufirit detar? Përgjigjet Rama

Kreu i qeverisë ka zhvilluar këtë pasdite një intervistë për median greke, ERT, ku sigurisht në fokus në diskutimit ka qenë çështja e Fredi Belerit si dhe intervista e mëparshme e dhënë nga Edi Rama për gazetën “Kathimerini”.

Duke folur për situatën e krijuar pas arrestimit të Belerit dhe tensioneve mes Athinës zyrtare dhe Tiranës, Rama u pyet nëse këto zhvillime do të kenë ndikim në përcaktimin e kufirit detar në Hagë midis dy shteteve.

Rama deklaroi se dy vendet kanë interesa të përbashkëta të cilat përputhen me domosdoshmërinë e një marrëdhënieje miqësore dhe të një partneriteti strategjik me Greqinë.

“Kështu që për të gjitha problemet, që nga kufiri detar, deri tek heqja e ligjit të luftës nga Greqia, unë vazhdoj të mbetem shumë i angazhuar dhe po ashtu, edhe për miqësinë me kryeministrin e Greqisë, unë vazhdoj të jem besimplotë dhe plotësisht i angazhuar”, deklaroi Rama.

Pjesë nga intervista:

-E megjithatë, pyetja e fundit kjo se ju e dini koha televizive është e kufizuar, përsëri Athina mendon se zgjidhja e kësaj çështjeje kalon nga Tirana, nga zyra juaj, topi ndodhet ngjitur. Ju keni thënë se doni një dialog me zotin Mitsotakis. Çfarë do t’i thoni konkretisht?

Kryeministri Edi Rama: Jo, unë nuk kam nevojë për asnjë ndërmjetës për të patur komunikim me Qiriakon sepse ai është një mik dhe unë e kam çmuar dhe e çmoj si një njeri të admirueshëm personalisht dhe si një lider modern dhe unë nuk kam çfarë mesazhi t’i përcjell nëpërmjet mediave sepse nuk është nevoja. Ne komunikojmë dhe nuk kemi nevojë për ndërmjetës as të tjerë, dhe aq më pak për kanale mediatike për t’i thënë njëri-tjetrit ato që mendojmë.

Por një gjë dua të them në fund. Greqia apo Athina mendon se topi është në këtë zyrë për këtë çështje, duke lënë të nënkuptohet që nëse topi nuk shkon në atë drejtim ku e do Athina, Athina do të hakmerret me Shqipërinë, duke penguar procesin e anëtarësimit në BE, – kjo është jo evropiane dhe kjo është shumë antike sipas meje. Te Greqia unë shoh, partnerin tonë jo vetëm në Ballkan, por edhe partnerin tonë edhe në BE. Kështu që shpresoj shumë që vendosja e bustit të kryeministrit Mitsotakis në Derviçan, çka e kam premtuar atëherë dhe nuk kam ndërmend të tërhiqem nga ai premtim pse ka sot një keqkuptim, të jetë një tjetër arsye për t’u kuptuar mirë me njëri-tjetrin, që në Tiranë, në këtë zyrë, Greqia ka një mik, një mik të vërtetë, një mik të sinqertë. Unë jam kryeministri i Shqipërisë, nuk jam kryeministri i Greqisë dhe unë i shërbej interesave të Shqipërisë dhe jam në krye të një beteje historike që drejtësia në Shqipëri të bëjë drejtësi të barabartë për të gjithë.

-Shumë shkurt; Do të ketë ndikimin gjithë ky zhvillim në përcaktimin e kufirit detar në Hagë midis dy shteteve?

Kryeministri Edi Rama: Ne kemi interesa strategjike shumë të rëndësishme dhe interesat strategjike tonat përputhen plotësisht me domosdoshmërinë e një marrëdhënieje miqësore dhe të një partneriteti strategjik me Greqinë. Kështu që për të gjitha problemet, që nga kufiri detar, deri tek heqja e ligjit të luftës nga Greqia, unë vazhdoj të mbetem shumë i angazhuar dhe po ashtu, edhe për miqësinë me kryeministrin e Greqisë, unë vazhdoj të jem besimplotë dhe plotësisht i angazhuar.

 

 

Arena e Lajmit


Tensionet me Athinën pas arrestimit të Belerit, a do të kenë ndikim për përcaktimin e kufirit detar? Përgjigjet Rama

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook