Policia e Tiranës ka vënë në pranga 37-vjeçarin me inicialet M.G., pasi u kap me kokainë. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesë iu gjet armë zjarri pistoletë me krehër dhe me municion luftarak.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
NJOFTIMI:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Recidivisti”.
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe u kap në flagrancë me një sasi kokaine, vihet në pranga 37-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike kokainë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Recidivisti”.
Si rezultat, u arrestua shtetasi M. G., 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Shtetasi M. G. është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Foto Xhavella”, dhe gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Pas verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
()