Ilaria D’amico më në fund njoftoi martesën me Gianluigi Buffon. Në një intervistë për Corriere della Sera, partnerja e portierit legjendar italian ka rrëfyer se si erdhi propozimi.
“Në janar mora propozimin emocionues. U ktheva në shtëpi në Parma dhe gjeta oxhakun e ndezur, muzika, dritat dhe propozimi i tij krejt papritur. Po si nuk jemi martuar ende unë dhe ti? A do të martohemi? Dhe ja tani jemi afër kurorëzimit.”
Në fjalët e D’amico-s suk mund të mungonte edhe një koment për ish-bashkëshorten e Buffon, Alena Seredova: “Unë nuk i kuptoj ata që nuk krijojnë familje të zgjeruara: vetë jeta është një komunitet i zgjeruar. Prindërit kanë një rol të qartë dhe ka respekt.
Për mua kjo do të thoshte të mirëprisja fëmijët e Gigi-t, duke i ndjerë ata pjesë të botës sime, ai e bëri me djalin tim, përpara se ne të kishim një fëmijë tonin.
Kjo nuk ua pakëson afeksionin prindërve të tjerë, por një mirëseardhje e ngrohtë është çelësi për të përzier një familje të gjerë. Të paktën për mua.” – u shpreh Ilaria, e cila gjithsesi nuk ka zbuluar datën e martesës me Buffon. Nuk pritet një dasmë madhëshore, gjithçka do të jetë intime dhe pa zhurmë.
()