“Jepuni një kafe demokratëve”, Bardhi reagon pas ironisë së Ramës: Rehati vetëm për shokët e tu që shëtisin me milionat e vjedhura

Pas batutave të kryeministrit Edi Rama sot në një takim me disa banorë në Spitallë të Durrësit, vjen reagimi nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Bardhi replikon me Ramën duke i kujtuar që në vështirësi është ai dhe qeveria e tij, ndërsa thekson se ata rrinë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur.

Kreu i grupit të PD i kujton Ramës se qeveria e tij i ka krijuar rehati vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt, duke shtuar se me milionat e vjedhura nga shqiptarët shijojnë jetën luksoze në arrati.

REAGIMI I BARDHIT:
Edhe batutat i ka sikur sapo ka dalë nga burgu! Për shkak të keqqeverisjes tënde, në vështirësi nuk janë vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi.

Rehati Qeveria jote e korruptuar i ka krijuar vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt dhe një tufe shokësh të tu, që me milionat e eurove në xhep, që i vodhën qytetarëve shqiptarë, shëtisin të lirë nëpër kryeqytetet e Europës duke shijuar jetën luksoze!
Në fakt në vështirësi më të madhe janë të gjithë ata që rrijnë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur. Mqs nuk e ke provuar akoma, por je në rradhë, pyeti paraprakisht tufën tjetër të shokëve që i ke në burg, që të kuptosh çfarë është vështirësia.

  • foto galeri

()

Arena e Lajmit


“Jepuni një kafe demokratëve”, Bardhi reagon pas ironisë së Ramës: Rehati vetëm për shokët e tu që shëtisin me milionat e vjedhura

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook