Ballkani u kualifikua në grupet e Ligës së Konferencës, për herë të dytë në histori. Kampionët e Kosovës, triumfuan me rezultatin 4-1 në Prishtinë në duelin ndaj BATE Borisovin, teksa në sfidën e kthimit të zhvilluar mbrëmjen e sotme, u mposhtën minimalisht 1-0, duke siguruar kualifikimin.
Pjesëmarrja në grupet e Ligës së Konferencës shpërblehet me 2.94 milionë euro, një shifër kjo goxha e konsiderueshme, për një klub si Ballkani. Ndërkohë që për çdo fitore në ndeshjet e grupeve, shpërblimi është 500 mijë euro, ndërsa barazimi në grupet e Ligës së Konferencës vlen 166 mijë euro.
Shifra këto që do të kishin një ndikim të madh në arkat e klubit nga Suhareka që do të fuqizoheshin ndjeshëm për sezonet në vijim.