Shqipëria merr Presidencën e dytë të Këshillit të Sigurimit, Xhaçka: Do të organizojmë një debat të nivelit të lartë në KS

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka dhënë deklaratë për mediat pasi Shqipëria merr Presidencën e dytë të Këshillit të Sigurimit në OKB në 1 shtator.

Xhaçka deklaroi se marrja e Presidencës vjen në një moment të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash serioze.

Ajo u shpreh se Presidenca e Këshillit të Sigurimit i jep Shqipërisë mundësinë të përcaktojë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të Këshillit të Sigurimit.

“Marrja e Presidencës vjen në një moment të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash serioze Presidenca e KS na jep mundësinë të përcaktojmë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të KS. Shqipëria ka akumuluar gjatë 20 muajve të fundit një eksperience të vyer në tryezën e KS. Performanca e suksesshme që kemi pasur gjatë këtij mandati, na jep avantazh në sytë e aleatëve e partnerëve. Janë dy momente të rëndësishme të kësaj Presidence.

Bëhet fjalë për një platformë bashkëpunimi, që garanton shpërndarjen e ndihmave humanitare kudo në botë, në kohë krizash. Çka mundëson që bizneset e mëdha të ofrojnë kontributin e tyre, në plotësim të mekanizmave ekzistues të ndihmës humanitare Kjo përmirëson dhe përshpejton mënyrën sesi shpërndahen këto ndihma e kontribute.

Kjo iniciativë inovative i vjen në ndihmë korporatave dhe bizneseve të mëdha, duke lehtësuar kontributin e tyre humanitar Ideja është pritur mjaft mirë dhe ka gjetur mbështetje nga aktorë e grupe interesi Merita i takon vendit tonë si një nga iniciatorët që e ka sjellë atë në vëmendje të KS.

Aktiviteti tjetër shënjues i presidencës tonë i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si bashkëpenëmbajtës me SHBA, kjo është një nga çështjet që ka shënjuar mandatin tone. Ka bërë që Shqipëria të fitojë respektin dhe admirimin e partnerëve e aleatëve. Ne do të organizojmë një Debat të Hapur të nivelit të lartë në KS.

Debati do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës.  Si dhe në përpjekjet e përbashkëta për të forcuar multilateralizmin dhe respektin për ligjin ndërkombëtar. Aktivitete e ngjarje të tjera do të shënojnë shtatorin në OKB, edhe gjatë javës së Asamblesë Parlamentare. Aktivitetet që ju prezantova më lart, janë padyshim momentet kulmore të  Presidencës tone. Janë dy aktivitete shënjuese që do të lënë gjurmë në konsolidim të performancës së suksesshme të vendit tonë në KS”, u shpreh ajo.

 

Arena e Lajmit


Shqipëria merr Presidencën e dytë të Këshillit të Sigurimit, Xhaçka: Do të organizojmë një debat të nivelit të lartë në KS

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook