Kryeministri Edi Rama është ndalur në kantierin e parkimit Publik pranë Stacionit të Trenit në Durrës, ku ka inspektuar nga afër punimet.
Teksa shihte nga afër punën, Rama nuk u kursye që të jepte dhe disa këshilla.
“Është bërë një punë super. Këtu duhet të ketë një kujdestar, pasi do të vijnë shumë njerëz me fëmijë dhe s’do të dinë ku të ulen. Por duhen karrige, që të krijohet fushë komunitare. Kjo pjesë duhet të bëhet me kujdes shumë, të jetë tokë. Aty atje duhet të jetë beton i pastër. Po ajo jeshilja aty pse është? Do lyhen ato? Kjo këtu është tenis? Sa bukur është kjo këtu, super. Unë do të udhëzoja që përgjatë këtyre të shihnit një variant që poshtë shtyllave të mbillnit me vazo ato bimët kacavjerrëse si në Vlorë.”, tha Rama.
()