Tekniku i Astanës: Jemi të përgatitur për çdo skenar, ndaj Partizanit do jetë e vështirë

Astana fitoi 1-0 në ndeshjen e parë në Play Off në Conference League ndaj Partizanit, ndërsa nesër në orën 20.00 luhet takimi i kthimit në Elbasan Arena. Trajneri i skuadrës nga Kazakhistani, Grigori Babajan në konferencë theksoi se është i përgatitur për çdo skenar dhe se kualifikimi do jetë i vështirë.

“Sigurisht që na pret një ndeshje shumë e vështirë. E kuptojmë që kemi një avantazh të lehtë, por në të njëjtën kohë nesër duam të luajmë futboll më të organizuar që në minutat e para, të shtojmë disiplinën taktike dhe agresivitetin. Nëse mendojmë vetëm se si të mbrojmë rezultatin e ndeshjes së parë, atëherë asgjë nuk do të funksionojë. Djemtë e dinë këtë dhe ne duhet të dalim në fushë me një mendim: rezultati është 0-0. Detyra jonë kryesore është të arrijmë fazën e grupeve. Ne kemi folur tashmë për këtë me djemtë, do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për të përfunduar këtë detyrë.

Shtesa? Jemi gati për çdo skenar, por shpresojmë që ccështja të mos arrijë deri aty. Nëse kjo ndodh, sigurisht, ne duhet të jemi të përgatitur.

Rotacioni në kampionat? Kemi pasur një numër të madh ndeshjesh radhazi, ka pasur një fluturim të gjatë, për këto arsye ata që nuk morën pjesë në ndeshjen e parë ndaj Partizanit, luajtën në Almati. Nuk do të them se kjo është skuadra e dytë, thjesht dolën në fushë ata që nuk luajtën në ndeshjen e parë. Absolutisht të gjithë djemtë po përgatiten për ndeshjen e nesërme.

Sigurisht, ne duam të fitojmë dhe do të bëjmë gjithçka për këtë. Ne nuk mendojmë për humbjen, detyra kryesore për ne është të arrijmë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ne e kemi analizuar mirë ndeshjen e parë, i dimë të mirat dhe të këqijat e ekipit. E kuptojmë që me këtë ekip në asnjë rast nuk duhet të relaksohemi, nuk duhet ta nënvlerësojmë. Ekipi ka lojtarë cilësorë, është i organizuar mirë dhe do të them sërish që nesër duhet të luajmë 100%, në mënyrë të ekuilibruar dhe të disiplinuar. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha ai.

()

Arena e Lajmit


Tekniku i Astanës: Jemi të përgatitur për çdo skenar, ndaj Partizanit do jetë e vështirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook