Depozitat në Fibank, kombinim i interesave të larta me fleksibilitet maksimal

“Llogaria e kursimit 2023” është produkti më i mirë që ofrohet aktualisht në tregun bankar. Ky produkt i përshtatet çdo tipologjie klienti sidomos në një periudhë paqartësie për sa i përket normave të interesave dhe kursit të këmbimit.

Fibank ofron një gamë të gjerë produktesh për depozita afatgjata edhe afatshkurtra duke kombinuar interesat e larta me fleksibiliet maksimal”.

Fibank ofron këtë verë depozita interesante dhe inovative duke kombinuar veçoritë më të mira dhe duke i lejuar klientët të menaxhojnë e rrisin kursimet e tyre të sigurta në bankë.

Z. BOZHIDAR TODOROV Drejtor i Përgjithshëm, Fibank Albania
Z. BOZHIDAR TODOROV, Drejtor i Përgjithshëm, Fibank Albania

Dy ofertat fantastike që Fibank prezantoi këtë verë janë: Llogari kursimi 2023 me interes 2.5% në të tria monedhat, LEK, EUR & USD si edhe Depozita e Hapur 1 vjeçare deri në 6.5% në lekë dhe deri në 4.5% në Euro & Dollarë.

Ofertat kombinojnë interesa shumë të larta për depozita fleksibël të cilat mund të tërhiqen në çdo kohë, pa i humbur interesat e fituara. Nuk kërkohet shumë minimale duke lejuar të gjithë depozituesit të menaxhojnë dhe rrisin kursimet e tyre pa asnjë kufizim.

Fibank ofron risi dhe kombinime fantastike në avantazh të klientëve duke synuar vazhdimisht të rrisë bazën e klientelës. Në fokus të aktivitetit të saj prej shumë vitesh në tregun Shqiptar, banka synon kënaqësinë e klientit duke i shërbyer me dedikim, integritet dhe shpejtësi maksimale!

Arena e Lajmit


Depozitat në Fibank, kombinim i interesave të larta me fleksibilitet maksimal

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook