TIRANË
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për zgjedhje dhe qeveri teknike. Teksa iu la porosi strukturave që të shqyrtojnë të gjitha mangësitë nga zgjedhjet e majit dhe si t’i t’i korrigjojnë ato, Berisha tha se fillon misioni më i vështirë i yni, i largimit të këtij regjimi që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike.
Sipas tij, me Edi Ramën opozitë nuk ka, po nuk e përmbysëm dhe se është një emergjencë e madhe kombëtare.
“Shtylla e dytë është analiza e partisë. Do të ishte e pafalshme për ne, që siç vërtetuam batërdinë elektorale, tani çdo demokrat, çdo mbështetës dhe simpatizant, ju në radhë të parë keni përgjegjësi shumë të madhe për të shqyrtuar me strukturat drejtuese të gjitha mangësitë që ne patëm dhe si t’i përmirësojmë ato, si t’i korrigjojmë ato.
Çfarë mund të bënim ne më mirë, çfarë mund të parandalonim.
Unë them edhe njëherë se ai zgjedhjet i vodhi, por ne nuk e zgjidhim problemin nëse nuk marrim në shqyrtim të gjithë problematikat dhe të angazhohemi për ndryshimin.
Në mënyrë që këto problematika të mos na dalin në zgjedhjet e ardhshme. Demokratët janë të mërzitur dhe kanë të drejtë.
Por duhet t’u siguroj për një gjë, Edi Rama zgjedhjet nuk i fitoi, por i vodhi.
Prandaj fillon misioni më i vështirë i yni, i largimit të këtij regjimi që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike.
Me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka. Me Edi Ramën opozitë nuk ka, po nuk e përmbysëm.
Ndaj është një emergjencë e madhe kombëtare. Por kjo emergjencë kërkon një dialog në radhë të parë me strukturat tona. Me hajdutin duhet të përballemi.
Do të kërkoja që grupet e punës t’i zgjeroni, të shtoni rrethin dhe të tërheqim njerëzit më të shquar të komunitetit dhe më të përkushtuar”, deklaroi Berisha.