Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në spital për shkak të gjendjes së tij të vështirë shëndetësore.
Burime nga spitali konfirmojnë për “” se gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit aktualisht është e mirë. Gjithashtu njoftohet se i është bërë ndërhyrje lehtësuese për frymëmarrjen.
“Sakaq bëhet me dije se rehabilitimi është i ngadalshëm dhe i vështirë pasi kërkon ndërgjegjësim dhe bashkëpunim nga pacienti”, njoftohet më tej.
Teksa Fatos Nano po përballet me gjendjen e vështirë shëndetësore, kreu i qeverisë Edi Rama e ka nderuar me medaljen për mirënjohjen publike, duke i vlerësuar kontributin si ish-kryeministër i vendit.
Fatos Nano ka qenë 3 herë kryeministër i vendit në periudha të ndryshme. Ai u largua nga pushteti në vitin 2005 dhe si rrjedhojë dhe nga drejtimi i partisë.
()