Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg në një intervistë në “News24 foli për sëmundjen që po trajtohet ish-kryeministri Fatos Nano.
“Pacient që kanë këtë problem, pra të SPOK, kanë kryesisht dy probleme, ngushtim të rrugëve dhe fryrje të mushkërive. Zoti Nano si pasojë e duhan pirjes vuan nga kjo sëmundje”, tha ai.
Gjithashtu ajo shtoi se pacienti duhet të kujdeset për stilin e jetesës. Ndërsa theksoi se në rast e pacienti heq dorë nga pirja e duhanit, në rastin konkret zotit Nano do t’i duhet të paktën 2 apo 3 vite që problemet me frymëmarrjen të mos jenë më të shpeshta.
“Është shumë e rëndësishme që pasi të jenë shtruar në urgjencë pacientët të bëjnë një reflektim për stilin e tyre të jetës. Zoti Nano patjetër që do të ketë nevojë të kujdeset pas lënies së duhanit, do t’i duhet 2 apo 3 vite që kjo marrje e frymës të mos bëhet kaq e shpeshtë në momentit që do t’i shfaqet një shqetësim. Lënia e duhanit rrit mundësinë që zoti Nano pas 3 vitesh edhe në kushte shtëpiake rrugët e frymëmarrjes të jenë më të mira. SPOK është një sëmundje kronike që e bën jetën e pacientit jo të shkurtër, por të vështirë”, tha ajo.
()