Merr flakë në ecje një makinë në Himarë, dyshohet për shkëndijë elektrike

Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë në ecje në fshatin “Livadh” në Himarë. Mësohet se drejtuesja e mjetit ka qenë një 25-vjeçare.

Sipas informacioneve të policisë, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndi elektrike në baterinë e automjetit. Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur patrulla e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në fshatin “Livadh”, Himarë, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen XH. B., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Patrulla e Policisë dhe Zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet për shkëndi elektrike në baterinë e automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Arena e Lajmit


Merr flakë në ecje një makinë në Himarë, dyshohet për shkëndijë elektrike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook