Ndezi zjarr dhe për pasojë dogji një sipërfaqe të madhe me bimësi në Lurë, shpallet në kërkim 32-vjeçari

Policia e Dibrës ka shpallur në kërkim një  32 vjeç, pasi dyshohet se ndezi zjarr dhe për pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe me bimësi në Lurë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 28.08.2023, Policia e Dibrës ka marrë njoftim se në një zonë me bimësi në Lurë, kishte rënë zjarr dhe si pasojë e erës zjarri po përhapej, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë ku në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, për shkak të terrenit të vështirë, pas shumë orësh pune kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Në vijim të hetimeve të thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin e zjarrvënies, specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Dibër, kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit S.K., 32 vjeç, banues në Lurë, pasi dyshohet se është autori i zjarrvënies, ku si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 5 hektarë me bimësi.

-Po nga këto shërbimet, u referuan materialet në Prokurori si “ngjarje aksidentale” , pasi dyshohet se aksidentalisht, ka marrë flakë dhe është djeguar automjeti i shtetasit Sh.C., që e kishte lënë parkuar në ambientet e një servisi në Maqellarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Ndezi zjarr dhe për pasojë dogji një sipërfaqe të madhe me bimësi në Lurë, shpallet në kërkim 32-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook