Që nga shfaqja e Onlyfans, shumë njerëz kanë gjetur një mënyrë për të fituar jetesën në rrjetet sociale. Falë përmbajtjes së tyre, pak a shumë erotike, sipas zgjedhjes së tyre, modelet marrin shuma të mëdha parash.
Është rruga që zgjodhi edhe Emy Buono disa vite më parë, e cila tani sapo ka vendosur të mbyllet në një manastir në Sorrento. Buono u bë e njohur falë disa imazheve provokuese duke festuar në rrugët e Napolit pasi skuadra e saj e zemrës siguroi matematikisht titullin kampion në Seri A. Ajo e tregon vetë historinë e saj për Napoli Today, ku sqaron se e ka nisur punën shumë e vogël, pasi familja nuk kishte stabilitet financiar.
“Kam punuar duke larë enët në restorante dhe si kërcimtare në një klub nate. Por kurrë nuk kam pasur aq stabilitet sa me OnlyFans. Ishte një fitim i lehtë dhe i shpejtë në një kohë të shkurtër. Por së fundmi, kur dilja me djalin tim, njerëzit më ofendonin.
Tani të gjithë mund të shohin përmbajtjen time, ndihem e vogël, budallaqe, objekt dhe tani mendoj për pasojat. Nuk do të kem një imazh të pastër. Nuk dua të flas keq për OnlyFans sepse më ka ushqyer. Por është koha për të thënë ‘mjaft’”, rrëfehet modelja, e cila ka vendosur të mbyllet në manastir për të gjetur paqen.
()