“Nuk krijohet grup i ri”, deputetet e ish-kryeministrit kërkojnë negociata me grupin parlamentar të PD. Berisha: Pro idesë. Bardhi: Do të bëj gjithçka!

Deputetet që mbështesin Sali Berishën mendojnë se Grupi Parlamentar i PD-së duhet të jetë i bashkuar dhe për këtë arsye duhet të ketë negociata dhe bisedime me kreun e grupit Gazment Bardhin.

Burime për News24 pohuan se disa deputetë të këtij grupimi ishin të idesë që të krijohej një grup i ri parlamentar, por që kjo ide nuk u përkrah nga shumica, duke e lënë atë për në një moment të dytë, nëse negociatat me Grupin Parlamentar të PD-zyrtare dështojnë.

Vetë Berisha gjatë konferencës me gazetarët deklaroi se janë të hapur për zhvillimin e negociatave me grupin parlamentar të PD-së zyrtare, e njëkohësisht me kreun e këtij grupi, Gazment Bardhin.

Nga ana tjetër edhe Gazment Bardhi gjatë një prononcimi për mediat u shpreh se do të bëj gjithçka që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të jetë i bashkuar.

Aktualisht deputetët e PD janë të ndarë në tre fraksione, një që drejtohet nga Sali Berisha, një tjetër nga Lulzim Basha dhe në mes qëndron grupi që nuk mbështet as Berishën as Bashën, i cili drejtohet nga Gazment Bardhi.

()

Arena e Lajmit


“Nuk krijohet grup i ri”, deputetet e ish-kryeministrit kërkojnë negociata me grupin parlamentar të PD. Berisha: Pro idesë. Bardhi: Do të bëj gjithçka!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook