Pa Messi e Ronaldo, Champions në gjurmët e Haaland, biondi kërcënon yjet

Për herë të parë pas vitin 2004, Champions League, sezoni i ri, nis pa dy yjet e futbollit botëror, Leo Messi dhe C.Ronaldo. Në fakt, portugezi ishte larguar pak kohë më parë, por këtë vit u largua edhe “pleshti”. I pari që zbriti në këtë skenë të madhe ishte Ronaldo, në 2003 ndërsa një vit më pas Leo. CR7 u largua nga ky turne me 5 Champions, 1 me Man.United dhe 4 me Realin, 140 gola të shënuar në total, golashënuesi më i mirë në histori. Messi u largua me 4 Champions, të gjitha me Barcelonën, dhe me 129 gola të shënuar. Ai që i ndjek në këtë listë është Robert Lewandowski me 91 gola.

Halandd
Halandd

Me largimin e C.Ronaldo dhe Messi-t, i vetmi që ka ende një “Top të Artë” është Luka Modric, por dhe kroati është në ditët e tij të fundit. Pasuesit e Ronaldo-s dhe Messit pritet të jenë Mbappe dhe Haaland. Në fakt, “bomberi” norvegjez bëri provën e parë gjenarale të enjten ku arriti të fitojë trofeun e lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA.

Haaland është nga të paktët lojtarë në qarkullim që mund të kap Ronaldo-n në rekordin e golashënuesit më të mirë në Champions. Biondi i Man.City ka shënuar 35 gola në 29 ndeshje në Champions, është 23 vjeç dhe ka fituar 1 Champions League.

()

Arena e Lajmit


Pa Messi e Ronaldo, Champions në gjurmët e Haaland, biondi kërcënon yjet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook