Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje nga ngjarja në Vaun e Dejës, ku një 21-vjeçare ka plagosur me thikë një 68-vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet N. N., ka plagosur me thikë shtetasin me inicialet Z.P.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ata të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases N. N., 21 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Mbrëmjen e djeshme, 21-vjeçarja, dyshohet se për motive të dobëta, plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin Z. P., 68 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, shtetasja N. N., u identifikua dhe u shoqërua menjëherë pas ngjarjes, si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin kreu plagosjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
()