Sesioni i ri/ Deputeti i PS tregon me cilin grup të opozitës do bashkëpunojnë: Për Avokatin e Popullit do mbajmë premtimin

Deputeti socialist Toni Gogu, ka deklaruar para gazetarëve se do të bashkëpunojmë me atë grup të PS që do të mbështesin axhenden e integrimit në BE.

I pyetur nëse PS ka një propozim për avokatin e Popullit, Gogu u shpreh se “pasi PD të bjerë dakord për diçka dhe për dike ne jemi të gatshëm të mbajmë premtimin tonë institucional”.

Pjesë nga deklarata:

Me kë pjesë të PD do bashkëpunoni?

Gogu: Ne do vazhdojmë që të drejtojmë atë mandat që na kanë gëzuar shqiptarë. Me opozitën jemi kolegë, nuk jemi për pazare, ne zgjedhim bashkëpunëtore pune… Është bërë një punë sa i takon çeljes së kapitjeve që do të thotë që kuvendi është një vend ku do punohet me ritëm të përshpejtuara. Kushdo që nga koleget e opozitës mbështesin axhendën evropiane ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta.

A ka PS një propozim për Avokatin e Popullit?

Gogu: Ne qëndrojmë aty ku kemi qenë më parë. Pasi PD të bjerë dakord për diçka dhe për dike ne jemi të gatshëm të mbajmë premtimin tonë institucional.

Arena e Lajmit


Sesioni i ri/ Deputeti i PS tregon me cilin grup të opozitës do bashkëpunojnë: Për Avokatin e Popullit do mbajmë premtimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook