“Sot në Korçë fitoi futbolli”, Gvozdenoviç pas triumfit me Dinamon: Është herët të flasim për objektivat

Skënderbeu arriti një tjetër fitore të madhe në javën e dytë të Superiores, kësaj radhe kundër Dinamos brenda në Korçë. Trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç u shpreh i gëzuar për tre pikët e marra dhe shpreson që skuadra të vazhdojë me këtë ritëm.

“Kishim besim. Do bëjmë javë për javë mirë. Nuk mund ta them që ishim të sigurt që do fitonim dhe do ishim me gjashtë pikë. Jemi kënaqur dhe me lojë dhe me pikët.

A do vazhdojë kështu Skënderbeu? Të shikojmë. Nuk dua të krijoj eufori. Jemi vetëm në fillim. Të shohim çfarë do bëjmë në javën e tretë dhe në të katërtën.

Objektivat? Nuk mund të flas akoma për objektivat. Kemi luajtur vetëm dy javë. Për momentin po kënaqemi. Sot në Korçë fitoi futbolli. Për ambiciet nuk mund të flas akoma sepse është shumë shpejtë.

Diferencat me skuadrat e tjera? Është shumë e vështirë të flas për diferencat. Edhe Erzeni bëri një lojë shumë të bukur sot. Jemi vetëm në fillim. Në këto dy javë ne do luftojmë. Edhe Egnatia dhe Dinamo janë skuadra shumë të mira. Për cilësitë tona nuk mund të flasim akoma sepse as unë nuk e di.

Sekreti? Ishim mirë këto dy javë, por ishim dhe me pak fat. Edhe Egnatia rrezikoi, edhe Dinamo. Ishim pak me fat. Këto javë kur nuk kemi ndeshje do të punojmë akoma dhe më shumë në fazën mbrojtëse. Nuk mund ta them sekretin (Qesh)”, u shpreh Gvozdenoviç për “MCN”./ Panoramasport

Arena e Lajmit


“Sot në Korçë fitoi futbolli”, Gvozdenoviç pas triumfit me Dinamon: Është herët të flasim për objektivat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook