DIBËR
Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, procedohet penalisht 49-vjeçari. Procedohen dhe dy persona të tjerë për kontrabandë dhe kalim i paligjshëm kufiri.
Shërbimet e PKK Bllatë, në vijim të punës me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ofrimin e procedurave të sigurta dhe të lehtësuara për qytetarët në hyrje/dalje, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të paligjshmërive, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasit:
-S.K., 49 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar një shumë parash, me qëllim lejimin e kalimit të fëmijës së tij të mitur.
– A.Gj., 24 vjeç, pasi shërbimet e Policisë në bashkëpunim me degën Doganore Bllatë, kanë ushtruar kontroll në automjetin që drejtohej prej tij dhe i kanë gjetur të fshehura mallra të ndryshëm, të cilat 24-vjeçari, tentoi ti kalonte kontrabandë.
– A.N., 38 vjeç, pasi është konstatuar duke tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.
Kontrollet e shtuara në PKK Bllatë, vijojnë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.