E rëndë në Tiranë, 26-vjeçari bie nga lartësia teksa punonte, transportohet në spital

Një 26-vjeçar është transportuar në spital pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Papa Gjon Pali II”, ku dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi egjiptian A. M., 26 vjeç.

Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit


E rëndë në Tiranë, 26-vjeçari bie nga lartësia teksa punonte, transportohet në spital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook