“Jam i lumtur, e kisha ëndërr që fëmijë”, Joao Félix prezantohet te Barcelona: Tani dua të fitoj Champions

Portugezi 23-vjeçar Joao Félix u prezantua këtë të shtunë si lojtar i ri i Barçës. Sulmuesi portugez e bëri të qartë se ardhja e tij në klubin blaugrana ishte një “ëndërr e fëmijërisë”, teksa konfirmoi huazimin deri në fund të sezonit te kampionët e La Liga-s.

I shoqëruar nga presidenti Joan Laporta, sulmuesi ishte shumë i emocionuar për bashkimin me Barçën dhe theksoi se qëllimi i tij kryesor është fitimi i Champions League:

“Të gjithë e dinë se sa i lumtur jam. Unë kam punuar për të qenë në këtë klub. E kam pasur ëndërr qysh fëmijë. Kam ardhur këtu për të ndihmuar Barcelonën dhe shpresoj se do të jetë një sezon i mrekullueshëm. Është diçka unike, që po e kërkoja prej një kohe të gjatë. Kur më treguan për interesimin u gëzova shumë.

E kam parë Barçën që kur isha fëmijë, gjithmonë kemi qenë si familje tifozë të kësaj skuadre. E kishim atë ëndërr dhe ja ku jam. Synimi janë titujt, Liga e Kampionëve ka qenë gjithmonë trofeu i ëndrrave të mia, por le të ecim pak nga pak. Do të përpiqemi ta fitojmë atë”.

()

Arena e Lajmit


“Jam i lumtur, e kisha ëndërr që fëmijë”, Joao Félix prezantohet te Barcelona: Tani dua të fitoj Champions

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook