“Jemi të përqendruar te Çekia”, Sylvinho: Na duhet eksperienca për momentin, llogaritë i bëjmë në nëntor

Një ditë më parë Sylvinho ka publikuar listën e Kombëtares shqiptare për dy sfidat, me Republikën Çeke dhe Poloninë, të vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.

Tekniku brazilian ka zbuluar zgjedhjet e tij në konferencën për shtyp dhe se çfarë pret nga këto dy takime.

Zgjedhjet e bëra? Pyetje shumë e drejtë. Për këto dy ndeshje kemi bërë zgjedhje duke u bazuar te karakteristikat e kundërshtarëve. Nga marsi deri tani kemi grumbulluar plot 36 lojtarë. Në listën e pritjes kemi 51 lojtarë dhe aty bëjmë zgjedhjet tona.

Sa i përket Abrashit e njohim, ka bërë shumë për Shqipërinë, por në këto ndeshje kemi bërë zgjedhje që i përshtaten kundërshtarëve. Për këtë arsye kemi marrë Gjasulën, sepse është i gjatë dhe ka fizik. Mehmeti është lojtar i ri, por mendoj se zgjedhja e duhur ishte Roshi, i cili ka një avantazh që e favorizojnë centimetrat. Gjithashtu mund të bëjë diferencën kur futet në fushë.

Porta? Sigurisht me portën nuk jemi në situatën më të mirë. Kemi Strakoshën dhe Berishën që kanë luajtur me Kombëtaren. Kemi besim tek ata, i presim. Do të shohim situatën e tyre dhe do të vendosim më pas. Janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Për këto dy ndeshje kemi shumë nevojë për eksperiencën që kanë ata të dy.

Impakti i Shqipërisë në fushë? Sa u përket reparteve kemi ekuilibër pasi në mbrojtje kemi Veselin dhe Ajetin dhe janë transferuar me apa cilësore, në skuadra me nivel dhe po luajnë. Kanë eksperiencë, kemi Mihaj, gjimhsuitin, Mitajn e Ismajlin.

Jemi në pozita të duhura por duhet të kemi parasysh që kemi dy ndeshje të ndryshme me vështirë shumë të madhe. Çekia është mësuar në Europian dhe ka eksperiencë por për ne është e rëndësishme të luajmë fort dhe mirë. Ne kemi ADN-në e Shqipërisë dhe luajmë shanset tona. Nuk ka rëndësi nëse kemi apo jo zotërimin e topit por të bëjmë mirë dhe të marrim maksimumin. Strategjia jonë e ndeshjes nuk do të ndryshojë.

Partizani e Tirana në Europë dhe mungesa e lojtarëve të Superiores? Nuk është momenti i duhur. Kam parë partizani, Tirana e Egnatia dhe Shqipëria ka lojtarë të rëndësishëm dhe sigurisht që janë 51 lojtarë dhe janë të tjerë në listën pritjes. Me Stafin zgjidhen lojtarët sipas momentit.

Ka lojtarë të mirë por jo tani dhe mund të merren në një moment të dytë. Nuk është krahasim nëse janë të Superiores apo në kampionate të huaja, por duhen më të mirët. Kam takuar Hadrojn, shumë i mirë teknikisht, por edhe si Rrapaj, Sherri e Kasa që do të jenë për të ardhmen.

Vazhdimësia? Unë jam i kënaqur që njerëzit në Shqipëri janë entuziastë. Në stafin tonë teknik ne punojmë për çdo ndeshje. Përpara kemi 5 finale dhe ne duam kualifikimin ashtu si të gjithë. Do të luajmë fortë që kur të vij nëntori ne të jemi në garë për t’u kualifikuar. Jemi të bindur që nuk ka eufori, ata e dinë shumë mirë. duhet të kemi vazhdimësi që ashtu siç e thamë, në nëntor të jemi ende në garë për t’u kualifikuar.

Strategjitë dhe llogaritë? Nuk mund të bëjmë dot llogari në këto momente. Ato bëhen në nëntor. Jemi 100% të fokusuar për Çekinë. Ka lojtarë shumë cilësor. Fokusi ynë është vetëm kjo ndeshje për momentin. Mbase fitojmë, shkojmë për maksimumin. Për strategjinë nuk më pëlqen. Për mua rëndësi ka të luftojmë fort. Futbolli ky është, mund të fitosh, mund të barazosh, mund të humbasësh. Por për mua nëse nuk fiton, e rëndësishme është të mos humbasësh.

Stadiumi “Sold Out” një muaj para ndeshjes? Sigurisht që ky fakt që kemi stadium plot më jep kënaqësi. E pamë edhe ndeshjen me Moldavinë, një ndeshje fantastike por edhe në Çeki do të ketë 4 ose 5 mijë dhe do të jetë plot këtu me Poloninë. Është edhe përgjegjësi por puna jonë është në fushë dhe stadiumi do të na jepte shumë kënaqësi.

Karakteri i çekëve dhe a i druhet një aleance mes Çekisë dhe Polonisë? Sa i përket karakterit, luajnë shpejt dhe me intensitet. Kanë shumë fizik dhe nëse merren 1 nga 1, janë mbi 1.85 dhe janë të fortë fizikisht. Ne duhet të jemi sa më të përgatitur. Nuk bëjmë llogari por punojmë për pikë në objektivin tonë. Nuk na intereson çfarë bëjmë të tjerët dhe kujdesemi për veten tonë. Tifozët na kanë dhënë forcë dhe fokusi është vetëm te ekipi ynë.

Muja dhe Daku? Janë dy lojtarë që kanë mundësi të marrin minuta në këto ndeshje. Daku është një lojtar që luan si pykë. Është lojtar që lufton shumë dhe shënon gola. e njëjta gjë dhe për Mujën. E njoh trajnerin e tij, Van Bomel, kemi luajtur të dy bashkë te Barcelona.

Muja është lojtarë që mund të luajë në pozicione të ndryshme. Nuk kam folur me trajnerin e tij, por Muja meqë luan në shumë pozicione mund të na bëjë shumë punë. Jep shpirtin në fushën e lojës. Mendoj se të dy ata do të kenë minuta dhe do të na ndihmojnë shumë.

()

Arena e Lajmit


“Jemi të përqendruar te Çekia”, Sylvinho: Na duhet eksperienca për momentin, llogaritë i bëjmë në nëntor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook