“Reforma për të zbutur rënien e euros”/ Eksportuesit letër qeverisë: Lehtësoni politikat fiskale

TIRANE

Për të zbutur goditjet nga mbiçmimi i lartë i monedhës kombëtare, Shoqata e Eksportuesve i ka dërguar një letër tre institucioneve kryesore në vend kryeministrit,guvernatorit të bankës së Shqipërisë dhe ministrisë së financave ku kërkojnë marrjen e masave për të zbutur pasojat e rënda që po përjetojnë kompanitë prodhuese.Në letër eksportuesit thonë se janë në kufijtë e mbijetesës dhe kërkojnë reforma strukturore për këtë situatë ku ndodhen.

“Vlerësojmë se së bashku me shoqatat e eksportuesve, duhet të krijohet një grup ndërinstitucional për të identifikuar dhe zbatuar politika adekuate monetare e fiskale dhe reforma strukturore që nuk cenojnë stabilitetin makroekonomik, por që zbusin goditjet e rënda nga mbiçmimi i monedhës kombëtare. Masat mbështetëse të bazuara në eksperiencat e vendeve të tjera, nuk dëmtojnë objektivin kryesor të Bankës së Shqipërisë për arritjen dhe ruajtjen e inflacionit në nivelin 3% dhe nuk dëmtojnë sadopak stabilitetin e financave publike”-shkruhet në letër.

Shoqata e eksportueseve thotë se Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave mund të marr masa për të mbështetur eksportuesit që janë në vështirësi duke synuar rritjen e konkurrueshmërisë së eksporteve, përmirësimin e mundësive financiare te eksportuesve dhe përgjigjen ndaj sfidave me të cilat përballen eksportuesit.Ata kanë parashtruara një sërë lehtësimesh të politikave fiskale.

“Kërkojnë ngrirjen e tatim fitimit të viti 2023. Rimbursim i përshpejtuar i TVSH-së brenda një afati 15 ditor.Të miratohet buxhet suplementar në formë subvencioni.Hartimi i një strategjie kombëtare për nxitjen e eksporteve,krijimi i agjencisë dhe nxitjes së eksportit,aplikimin e stimujve lehtësues dhe mbështetës për eksportin. Financimi i eksportit dhe sigurimi i kredisë së eksportit. Fondet e zhvillimit të eksportit. Subvencionimi i përkohshëm i pagave dhe sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Ndihmë të përkohshme shtetërore gjatë periudhave kritike, me detyrimin për ti kthyer brenda vitit buxhetor. Ristrukturimi i pagesës së taksave”-vijojnë më tej.

Zyra e Unifikuar e Bizneseve të Eksportit thotë është e gatshme për të diskutuar me ekspertët e qeverisë dhe BSH-së, për një paketë të harmonizuar të politikave monetare me ato fiskale si dhe për reformat mbështetëse.Më herët Qeveria dhe banka qendrore kanë argumentuar se zhvlerësimi i euros ka ardhur si pasojë e zhvillimit ekonomik, në disa sektorë që sjellin valutë. Por për disa ekspertë, ky kurs nuk është normal, duke ngritur pikëpyetje për shkaqet e rënies së monedhës europiane.

Arena e Lajmit


“Reforma për të zbutur rënien e euros”/ Eksportuesit letër qeverisë: Lehtësoni politikat fiskale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook