“Sot nisi ndërtimi i PD-së moderne”, Basha: Partia, jo më e kryetarit, por e qytetarëve dhe anëtarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Basha është shprehur se pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve, nuk do ishte e mundur që të ndërtohet e ardhmja.

Sipas tij sot nisi ndërtimi i Partisë Demokratike moderne, asaj të qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo kryetarit.

“Pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve nga seksioni deri te kryesia e PD-së ne nuk do të ishim sot këtu për të ndërtuar të ardhmen, që t’ju shërbejmë njerëzve, që të hapen vende pune për të rinjtë tanë, që të rriten të ardhurat për familjet shqiptare, që ato të kenë arsim dhe shëndetësi më të mirë.

Për këtë nisim sot të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë aty për të luftuar vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Mirënjohje për secilin prej tyre”, shkroi ai në Facebook.

Arena e Lajmit


“Sot nisi ndërtimi i PD-së moderne”, Basha: Partia, jo më e kryetarit, por e qytetarëve dhe anëtarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook