“Teatri më i madh veror luajti sot shfaqjen e fundit”, deputeti i PD: Demokratët kërkojnë bashkim, po vazhdojnë me përçarje të reja

Deputeti i Partisë Demokratike Bledjon Nallbati përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD sot.

Nallbati u shpreh se “teatri veror shëtitës më i madh i dekadës” luajti sot shfaqjen e fundit, ndërsa shtoi se demokratët dhe qytetarët kërkojnë bashkim.

“Teatri veror shëtitës më i madhi i dekadës po luan sot shfaqjen e fundit.
Demokratët dhe qytetarët duan bashkim, teatri ecën përpara me përjashtime e përçarje të reja.
Demokratët dhe qytetarët duan të forcohet PD dhe opozita që të mundin Edi Ramën, teatri kërkon të zvoglohet që ti krijojë qetësi Edi Ramës.
Demokratët dhe qytetarët presin zgjidhje, teatri ofron të njëjtën shfaqje fallciteti përgjatë 10 viteve, pa asnjë shenjë reflektimi.
E sigurt është që teatri mbyll shfaqjen sot dhe hyn në histori si dramë personale e vetëm një individi, pa asnjë lidhje me partinë, demokratët dhe qytetarët që duan ndryshimin dhe një Shqipëri më të ardhme më të mirë se e sotmja”, shkroi ai.

Arena e Lajmit


“Teatri më i madh veror luajti sot shfaqjen e fundit”, deputeti i PD: Demokratët kërkojnë bashkim, po vazhdojnë me përçarje të reja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook