Trajneri i Partizanit, Zoran Zekic i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të prag të ndeshjes së nesërme në kampionat ndaj Laçit.
Pas aventurës në evropë nesër Partizani nis kampionatin –
Zekiç: Pjesmarrja në kupat e evropës është një bonus dhe do të ishte kënaqësi të vazhdonim të luanim. Tashmë na pret kampionati që është shumë i rëndësishëm sepse nga renditja e kampionatit vendoset edhe pjesmarrja në kupat e evropës sezonin e ardhsëm. I kam folur edhe lojtarëve, tashmë duhet të jemi gati për të nisur me shumë seriozitet kampionatin. Në kampionatin shqiptar shoh skuadra mjaft serioze me shumë lojtarë cilësorë dhe për këtë fakt ne duhet të jemi në nivelin më të mirë tonin për nesër.
Si pritet ta nis kampionati për Partizanin –
Zekiç: Në çdo moment kundërshtari ynë është mendja jonë. Duhet të jemi të përgatitur për gjithçka. Natyrisht tashmë duhet ta harrojmë çfarë kemi bërë në kupat e evropës, nuk duhet të flasim më për këtë. Nesër është një ndeshjë shumë e rëndësishme sepse do të jetë edhe ndeshja jonë e parë në kampionat. Nesër na duhet ta nisim me përqendrim maksimal , me energji pozitive për të marrë 3 pikët. Skuadra ka konsumuar shumë energji gjatë kësaj periudhe, nuk ka mundur të pushoj. Kemi patur edhe mjaft dëmtime lojtarësh dhe shpresoj që të mund ti kemi këtë javë për tiu bashkuar skuadrës dhe të jenë gati për kampionatin.
Kampionatin shqiptar –
Zekiç: Ndoshta nuk kam ndjekur shumë ndeshje të kampionati shqiptar, por kam shumë eksperiencë në karrierën time. Kam punuar në Kroaci, në Hungari, në Moldavi, nëse nuk je serioz nëse nuk mendon për futbollin në mënyrën e duhur gjithmonë do të kesh probleme. Ne do të bëjmë analiza përpara çdo ndeshje, por duhet të mendojmë si duhet të luajmë . Sigurisht deri tani nuk e kemi automatizmat që na duhen, por shpresoj që shumë shpejt do ti kemi gjërat më të qarta. Ju e dini që unë kam respekt për çdo kundërshtar përpara ndeshjes sepse nëse nuk ke respekt për kundërshtarin, nuk respekton veten tënde. Në karrierën time kam mbi supe mbi 500 ndeshje nëpër kampionate dhe nuk mbaj mend sidomos gjatë 10-të viteve të fundit të kem fituar lehtësisht një ndeshje. Çdo kundërshtar çdo skuadër meriton respekt dhe të gjithë luftojnë për veten.
Kur mendoni që skuadra mund të vij në formën që trajneri kërkon –
Zekiç: Kur fillon një punë të re ke në mendje idetë e tua, por nganjëherë nuk është kaq e thjeshtë. Përgjatë kësaj kohe te Partizani kam punuar në mënyrën si të mbrohet skuadra, si të kundërsulmoj, si të bëj presing. Ju e keni parë që kam ndryshuar sistem në ndeshjet në evropë dhe kjo nuk më pëlqen. Ashtu si unë edhe ekipi është i ri. Dëshira ime e madhe është që në kampionat të kemi sistemin tonë të lojës të kemi automatizimin tonë dhe të përgatitemi për çdo ndeshje dhe shpresoj sa më shpejt. Ndonjëherë lojtarët e mi gjatë stërvitjes e kuptojnë, nganjëherë nuk është kaq e lehtë por detyra ime është që tia bëj më të lehtë gjërat lojtarëve.
Nesër synoni 3 pikët e para –
Zekiç: Nuk kam patur shumë kohë për të ndjekur Laçin ,por nga sa kam parë është një skuadër mjaft e rl dhe shumë dinamike. Nesër do të vijnë këtu për të luajtur pa presion. Deshira e çdo trajneri është që skuadra të jap 100% në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje. Shpresoj që nesër të bëjmë një paraqitje të mirë, të fitojmë të pushojmë pak dhe të përgatitemi për ndeshjet që na presin.
()