Bayern Munchen ka triumfuar 1-2 në transfertë ndaj Borussia Moenchegladbah, në sfidën që shkoi për llogari të Bundesligës. Për të marrë 3 pikët të besuarit e Tuchel u desh të djersisnin shumë, madje u nevojit përmbysja. Itakura ndëshkoi kampionët e Gjermanisë në minutën e 30-të, ndërsa Sane vendosi ekuilibrat në minutën e 58-të.
I futur në pjesën e dytë, Tel tregoi se është një sulmues me të ardhme të madhe, duke i dhuruar suksesin skuadrës bavareze. Me këtë rezultat, Bayern është në vendin e dytë me nëntë pikë, sakaq Gladbah duhet të kënaqet me pozicionin e 15-të (1 pikë).
()