Shkon në 76 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative në Tiranë.
Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar, automjetin me drejtues shtetasin E.GJ, 40 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur, si dhe automjetin me drejtues shtetasin S.F, 37 vjec pasi është konstatuar pa vendosur rripin e sigurisë.
Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesit e automjetit kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.