Tentoi të kalonte kufirin me sasi lënde narkotike të fshehur në automjet, arrestohet një i ri dhe procedohet një tjetër në Muriqan

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar, pasi tentoi të dilte nga vendi ynë, me një sasi lënde narkotike të fshehur në automjet. Sakaq është proceduar në gjendje të lirë një 21-vjeçar, banues në Kosovë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 22 vjeç, banues në Kosovë dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin këta dy shtetas, në dalje të RSh-së, në pkk Muriqan, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor vunë në pranga shtetasin V. F., 34 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, në aksin rrugor Shkodër-Muriqan. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas ishte në gjendje të dehur.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe vijon procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. L., 67 vjeç dhe D. B., 43 vjeç, pasi drejtonin motomjetet përkatës, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Tentoi të kalonte kufirin me sasi lënde narkotike të fshehur në automjet, arrestohet një i ri dhe procedohet një tjetër në Muriqan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook