Fjalimi i Ramës, i hapur/ Asambleja e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te datat për Kongresin, çfarë pritet të ndodhë sot në mbledhje?

Vetëm pak minuta na ndajnë nga mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste. Takimi do të zhvillohet në orën 16:30 në kompleksin “Xibraku” në Tiranë, teksa priten dhe ndryshime në qeveri.

Kryeministri Edi Rama i pyetur disa ditë më parë për ndryshime në qeveri, u shpreh se do të duhet të pritet edhe pak deri në zhvillimin e mbledhjes Asamblesë Kombëtare.

Agjenda zyrtare e Asamblesë nuk është zbuluar, por do të jetë kryeministri Rama që do të mbajë një fjalim përpara anëtareve të Asamblesë.

“Jemi mësuar që kryeministri Rama ti bëjë vetë publik të gjitha ndryshimet. Nuk mund të themi se cili ministër mund të lëvizë dhe se kush do të jetë pasardhës. Kjo mbledhje mbart edhe një interes të veçantë. Gjithashtu pritet që të ketë edhe ndryshime të kabinetit qeveritar”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj, duke shtuar se fjalimi i kryeministrit do të jetë i hapur për mediat.

Në fund të korrikut, kryesocialisti shkarkoi Damian Gjiknurin si sekretar i përgjithshëm dhe në vend të tij komandoi Blendi Klosin ndërsa vendin bosh të kreut të grupit parlamentar ia besoi Bledi Çuçit.

Në mbledhjes e sotme, Rama pritet të bëjë publike emrat e sekretarëve të rinj si dhe agjendën politike të mazhorancës jo vetëm në raport me kundërshtarët, por edhe me zhvillimet brenda partisë.

Një tjetër vendim që pritet të marrë Asambleja Kombëtare e PS është thirrja e Kongresit për të miratuar vendimet që të do merren ditën e hënë pasdite.

Arena e Lajmit


Fjalimi i Ramës, i hapur/ Asambleja e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te datat për Kongresin, çfarë pritet të ndodhë sot në mbledhje?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook