Të reja të rëndësishme vijnë nga Anglia në lidhje me të ardhmen e Mohamed Salah. Siç shkruan edicioni i sotëm i Mirror Sport, ylli egjiptian ka zgjedhur të qëndrojë te Liverpool pavarësisht ofertave shokuese nga Arabia Saudite.
Në dhjetë pikët e grumbulluara nga “The Reds” në katër xhirot e para të kampionatit, Salah shënoi dy gola dhe dhuroi dy asiste.
Merkato në Arabinë Saudite vijon të jetë e hapur, propozime të çmendura ka në horizont për futbollistë të ndryshëm dhe nuk përjashtohet ndonjë suprizë këto ditë.
31-vjeçari në edicionin që kaloi u impenjua në 38 ndeshje me Liverpool në kampionat, ku “tundi rrjetën” 19 herë. Kujtojmë që më parë ka luajtur për Chelsean dhe Romën.
()